Kurti për Ballkanin e Hapur: Çka nuk është e mirë për Kosovën, nuk është e mirë as për Shqipërinë

Kurti për Ballkanin e Hapur: Çka nuk është e mirë për Kosovën, nuk është e mirë as për Shqipërinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është përgjigjur për idenë e Ballkanit të Hapur, duke e quajtur ‘’ide të gabuar’’ dhe, sipas tij, kjo jo vetëm për Kosovën, por s’është e mirë as për Shqipërinë.

”Çka nuk është e mirë për Kosovën, nuk është e mirë as për Shqipërinë. Çka nuk është e mirë për Shqipërinë, nuk është e mirë as për Kosovën”.

”Me procesin e Berlinit udhëheq Gjermania, me Ballkanin e Hapur udhëheq Serbia”.

”Serbia dëshiron që faktorët perëndimorë të mos jenë në një vijë. Interesi i shqiptarëve është raporti i mirë transatlantik, e është gabim që ne shqiptarët, të luajmë sikur Serbia”, u shpreh ai për syri tv.

Tutje ai ka hezituar të japë një përgjigje definitive, nëse më vonë si kryeministër i vendit do të pranonte që Kosova të bëhet pjesë e Ballkanit të Hapur.

”Nuk ka gjë prej një ngrehine në të cilën Serbia nuk pranon as dokumentet e Kosovës, e lëre më Kosovën. Nëse Ballkani na u dashka të jetë i hapur, le të hapet Serbia për Kosovën”.

”Nëse ateron në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’ e dëshiron të shkosh në Preshevë, nuk të lejojnë. Çfarë Ballkani i Hapur është ky?” pyeti Kurti.

Related Articles