Policia e Kosovës ka njoftuar se është djegur shkolla e vjetër, në Suharek, raporton Gazeta “Enigma”.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh kanë njoftuar se drejtori i shkollës në fshatin Mushtisht të Suharekës ka raportuar se persona të panjohur i kanë vënë flakën shkollës së vjetër e cila nuk është në funksion.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 06:30.
“Ankuesi mashkull kosovar drejtor i shkollës ka raportuar se persona të panjohur i kanë vënë flakën shkollës së vjetër e cila nuk është në funksion”, thuhet në raport.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, kurse zjarrfikësit kanë arrit të lokalizojnë zjarrin.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. /Gazeta Enigma