Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica feston sot 26 vjetorin e lindjes.
Në listën e gjatë të urimeve për sulmuesin vushtrrias ishte edhe ajo nga elita e futbollit gjerman, ligë në të cilën Rashica luajti sa ishte pjesë e Werder Bremenit.
Bundesliga ka zgjedhur një video të veçantë për Rashicën me rastin e ditëlindjes së tij të 26-të.
Faqja zyrtare e Bundesligës ka publikuar golin e Milot Rashicës kundër Bayern Munichut në kohën kur luante te Werder Bremeni.
Rashica kishte realizuar supergol nga distanca kundër gjigantit bavarez në “Allianz Arena” (6:1) në edicionin 2019/20.
“Gëzuar ditëlindjen e 26-të Milot Rashica”, thuhet në mbishkrimin e videos në rrjetet sociale.