Hulumtuesi i IKD-së: Specialja zvarriti çështjet gjyqësore

Hulumtuesi i IKD-së: Specialja zvarriti çështjet gjyqësore

Instituti i Kosovës për Drejtësi, së fundmi ka publikuar një raport lidhur me punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Lidhur me këtë çështje, hulumtuesi i IKD-së, Lavdim Makshana, tha se nga të gjeturat e këtij raporti Gjykata Speciale ka zvarritur procedurat dhe nuk ka treguar efikasitet në përfundimin e çështjeve gjyqësore.

“Në raport i kemi paraqitur edhe disa të gjetura, ndër to edhe qasjen jo efiktive të kësaj gjykate në trajtimet e rasteve gjyqësore. Ne kemi bërë edhe një krahasim mes Dhomave të Specializura të kësaj gjykate dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Në këtë krahasim kemi parë që në Tribunalin e Hagës në atë kohë, kemi parë që kjo gjykatë ka zvarritur procedurat. Pra, nga të gjeturat e raportit kemi parë se kjo gjykatë nuk ka treguar efikasitet në përfundimin e çështjeve gjyqësore’, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1”.

Gjithashtu, Makshana tha se problem tjetër në këto gjetje kanë qenë edhe përkthimet. Kjo sepse Gjykata Speciale është themeluar sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, ku gjuhë zyrtare janë gjuha shqipe, gjuha serbe dhe ajo angleze. Nërsa, mbrojtësit dhe të akuzuarit kanë të drejtë të marrin shkresa vetëm në gjuhën angleze.

Related Articles