Nëpër furrat e Gjilanit, buka u shtrenjtua në 0.60 cent, ndërsa bureku në 1 euro e 30.
Nga e hëna qytetarët po paguajnë çmimet e reja, gjë që aktivizoi inspektorët e tregut që të dalin në terren.
Ata evidentuan të gjeturat dhe do shikojnë nëse ka pasur shkelje me këtë shtrenjtim.
Për gjilanasit, kjo do të rendojë më shumë ekonomitë familjare.