Ish-kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, është në mesin e besimtarëve myslimanë nga Kosova që është nisur për në Haxh.
Kjo u bë e ditur nga vëllai i tij Ahmeti Tahiri, që e ka publikuar një fotografi prej momentit të nisjes nga Aeroporti “Adem Jashari”.
“Haxhi 2022”- ka shkruajtur ai në llogarinë e tij në Facebook.
Përveç tij, nga politikanët në Haxh ka shkuar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Eman Rrahmani.