Kosova është vendi që më së paku ka siguruar vaksina anti-COVID.
Deri më tani janë vaksinuar vetëm një pjesë e mjekëve dhe të moshuarve mbi 80 vjeç.
Ndërsa vaksinimi i pjesës më të madhe të qytetarëve mund të marrë kohë, politikanë të ndryshëm po bëjnë zgjidhje për veten e tyre.
Është kjo deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, e cila është vaksinuar me vaksinën anti-COVID në Washington DC.
Ish-ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi çështjen e vaksinimit e bëri të ditur përmes një fotografie të publikuar në Facebook.