Llapi prezanton transferimin e ri, nënshkruan me Robson Da Silvan

Llapi prezanton transferimin e ri, nënshkruan me Robson Da Silvan

Sot, llapjanët kanë zyrtarizuar transferimin e brazilianit Robson Da Silva.

Da Silva luan në pozitën e mesfushorit qendror, i aftë për të luajtur edhe si mesfushor defanziv.

Braziliani 26 vjeçar është transferimi i nëntë i Llapit në afatin kalimtar të verës.

Njoftimi i plotë nga KF Llapi:

Mirësevjen ROBSON DA SILVA

Braziliani 26 vjeçar firmos me ne deri në verën e vitit 2023

Robson Da Silva, i lindur më 14.07.1996, i gjatë 1.80 m do t’i shtoj vlerat e mesfushës sonë.

Da Silva gjatë karrierës së tij është paraqitur për skuadrat si: Sertanense FC në Portugali, Makedonija GP e Belasica në Maqedoninë Veriore si dhe Al-Mesaimeer në Katar.

Ai luan në pozitën e mesfushorit qendror, i aftë për të luajtur edhe si mesfushor defanziv.

Pasi ka përfunduar të gjitha procedurat e kontratës, Da Silva që nga dita e nesërme do t’i bashkohet ekipit në stërvitje.

#miresevjenDASILVA

#perparallapi

#krenariaeqytetit

#metebashkuarsekurre

Related Articles