Flaka Loxha mposht Hasret Bozkurt dhe fiton medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare

Flaka Loxha mposht Hasret Bozkurt dhe fiton medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare

Kosova ka siguruar edhe një medalje në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Flaka Loxha ka mposhtur turken Hasret Bozkurt në kategorinë -57kg në Xhudo dhe ka sigurar medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare në Oran 2022.

Loxha ka triumfuar në këtë duel me Waza-ari – duke ia siguruar shtetit tonë edhe një medalje.

Kujtojmë se më herët Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë pas fitores ndaj kroates, Ana Viktorija Puljiz.

Related Articles