Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili vjen nga Çekia, së bashku me presidenten Osmani, kryeministrin Kurti dhe të ngarkuarin me pune të ambasadës së Çekisë në Kosovë kanë marrë pjesë në organizimin e zyrës së BE-së për të prezantuar prioritetet e presidencës çeke të BE-së.
Shefi i Zyrës së BE-së, Szunyog, ka ndarë disa fotografi nga organizimi.
“Krenar që u bashkova sot me të ngarkuarin me punë të ambasadës së Çekisë në Kosovës, Pavel Bilek, presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti për të prezantuar prioritetet e presidencës çeke të Këshillit të BE-së nën moton Evropa si detyrë: Rimendo, rindërto, rifuqizo”, ka shkruar Szunyog.
Proud to have joined today Chargé d’ Affaires of the????????Embassy in????????, Pavel Bílek, President @VjosaOsmaniPRKS, and Prime Minister @albinkurti, in presenting the priorities of the Czech Presidency of the Council of the????????, under the motto Europe as a Task: Rethink, Rebuild, Repower. pic.twitter.com/9GpEK3BaAP— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) July 1, 2022