Ylli i ri i Kombëtares së Kosovës Donat Rrudhani, ka përjetuar një nder të madh nga bashkëfshatarët e tij.
Në fshatin Roganë të Kamenicës, afër shtëpisë së familjes Rrudhani, është vendosur një pankartë e Donatit, kjo pas paraqitjes shumë të mirë në fanellën e Kombëtares së Kosovës.
Në pankartë shkruhet: “Faleminderit që po na bën krenar”.
Kujtojmë se 23-vjeçari debutoi zyrtarish me Kombëtaren A të Kosovës në qershor të këtij viti, në kuadër të ndeshjeve në Ligën e Kombeve, ai luajti kundër Irlandës së Veriut dhe Greqisë.