I dyshuari për plagosjen e dy policëve në Skënderaj është ish-nënkryetari Nuredin Lushtaku

I dyshuari për plagosjen e dy policëve në Skënderaj është ish-nënkryetari Nuredin Lushtaku

Dy policë kosovarë dyshohet të jenë plagosur sonte në Skënderaj.

Gazeta Enigma mëson se, sipas dëshmitarëve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15 të mbrëmjes së sotme.

Gazeta mëson se njëri zyrtar është goditur në kokë, ndërsa tjetri në trup.

I dyshuar për rastin është ish-nënkryetari Nuredin Lushtaku dhe disa familjarë të tij.

Siç mësohet, gjithçka ndodhi për një gjobë që policët i shqiptuan personit të dyshuar, i cili nxori armën dhe gjuajti në drejtim të policëve.

Edhe policët kishin nxjerrë armët, duke shkëmbyer zjarr.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur Policia e Kosovës si dhe ekipet e Emergjencës.

Related Articles