Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), konfirmon se deri më tani nuk ka asnjë polic të dyshuar për incidentin e mbrëmshëm në Skenderaj, ku mbetën të plagosur dy zyrtarë policorë.
Në këtë konflikt dyshohet se është përfshi ish-nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku, bashkë me disa familjarë të tij.
Në një përgjigje me shkrim për Gazetën Enigma, IPK thotë se deri në këtë fazë të hetimeve nuk ka ndonjë zyrtar policor të dyshuar, prandaj hetimet lidhur me këtë incident do t’i vazhdojë Policia e Kosovës.
“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të hetimeve janë njoftuar lidhur me këtë incident. Pas njoftimit të njëjtit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ka qenë edhe prokurori kujdestar. Pas konsultimeve me prokurorin kujdestar ju njoftojmë së në këtë fazë hetimet lidhur me këtë incident do t’i vazhdojë Policia e Kosovës (pas që në bazë të veprimeve hetimore dhe pas konsultimeve me prokurorin kujdestar në këtë rast, deri në këtë fazë të hetimeve nuk ka ndonjë zyrtar policor të dyshuar)”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.
/Gazeta Enigma/