Pushimet verore tashmë kanë filluar.
Si çdoherë, kosovarët po kalojnë pushimet e tyre në bregdetin shqiptar.
Mirëpo, këtë vit ka ankesa për rritje të tmerrshme të çmimeve.
Një qytetar nga Mitrovica ka dërguar në “Jepi zë” kuponin fiskal që ka paguar për një shtrat plazhi dje, ku shihet se ai ka paguar 2300 lekë.
Ky çmim është vetëm në fillim të sezonës, ndërsa duke shkuar nga mesi i mujait korrik çmimet priten të ngriten sërish.
Ndryshe shumë kosovarë si pasojë e çmimeve të larta, po preferojnë Durrësin e Shëngjinin por edhenë këto dy vende çmimet janë të larta për dallim nga sezonet e kaluara.