Zëvendësministri i Punëve të Brendshëm i Shqipërisë, Andi Mahila, ka bërë të ditur se kërkesat për pasaportën e shtetit shqiptar janë rritur. Ai ka shtuar se kosovarët janë të parët për nga numri, të cilët dëshirojnë që të pajisën me pasaportën e Shqipërisë
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Andi Mahila, ka treguar statistika për mediumin TV Klan, ku ka thënë se “Ka një rritje të kërkesave për fitimin e shtetësisë shqiptare. Nga 2019 ku kemi pasur 485 kërkesa aplikime për përfitimin e shtetësisë shqiptare, në 2022 deri tani kemi 834 kërkesa. Pra kemi një dyfishim të numrit të kërkesave të shtetasve të huaj për fitimin e shtetësisë shqiptare”.
Sipas tij, kosovarët janë të parët që dëshirojnë të pajisen me nënshtetësinë shqiptare, ndërsa pasohen nga turqit të cilët gjithashtu duan pasaportën e Shqipërisë.
“Shtetas të shteteve të tjerë që kërkojnë nënshtetësinë shqiptare janë ata që janë martuar me shtetas shqiptar, në numër të paktë janë shtetas të BE që jetojnë dhe punojnë prej vitesh në Shqipëri”, ka treguar Mihila.