Gjatë seancës së mbajtur në Kuvend, u shkaktua tollovi mes deputetëve të pozitës dhe opozitës, duke rezultuar me ndërprerje të seancës, raporton Gazeta Enigma.
Deputetët patën përplasje fizike në dalje të sallës, por kjo nuk i bëri përshtypje deputetës nga radhët e Vetëvendosjes, Adriana Matoshit.
Teksa deputetët përleshen mes vete, Matoshi shihet se ka shfrytëzuar momentin për të bërë video.
Fillimisht duket se i bën video vetes, e më pas e kthen telefonin edhe në drejtim të daljes së Kuvendit dhe incizon kolegët.