Sindikata e Policisë së Kosovës ka folur rreth rastit të plagosjes së dy policëve në Skenderaj.
“Sindikata e Policisë së Kosovës është e shqetësuar me rastin e sulmit ndaj dy zyrtarëve policorë në Skenderaj, me ç’rast njëri nga ta është plagosur nga armë zjarri, kurse tjetri me mjet të fortë duke qenë në kryerje të detyrës zyrtare. Ne kërkojmë nga organet e drejtësisë që për personat e dyshuar të veprohet sipas ligjit. Jemi duke e përcjellë me vëmendje situatën e krijuar dhe do të reagojmë konform informatave që do t’i sigurojmë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kjo sindikatë ka kërkuar nga organet e drejtësisë që për të dyshuarit të veprohet sipas ligjit, dhe se janë duke përcjellë situatën dhe do të reagojnë sipas informatave që do t’i sigurojnë.
Pastaj kishte dhe disa reagime, ku përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se “policët duhet të jenë të paprekshëm dhe të papenguar”.
Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme, të dielën e ka dënuar plagosjen e dy policëve në Skenderaj, ku i dyshuar është Nuredin Lushtaku, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës.
Sveçla ka thënë se “policët duhet të jenë të paprekshëm dhe të papenguar”.
“Policët e Republikës së Kosovës në ushtrimin legjitim të detyrave publike duhet të jenë paprekshmërisht të papenguar. Ata janë emri konkret i rendit publik. Nuk mund të kemi edhe Republikë edhe mungesë rendi. Ngjarja e sotme përveçse është e patolerueshme ligjërisht e moralisht përbën po ashtu sulm për rendin e republikës”, ka shkruar ai.
Pastaj u bë e ditur se Arbër Lushtaku, djali i Nuredin Lushtakut bashkë me xhaxhain e tij Arif Lushtakun ( vëllai i Nuredin Lushtakut) janë në kërkim pas sherrit të mbrëmshëm me Policinë e Kosovës.
Dyshja, dyshohet se janë arratisur në bregdetin shqiptar. Burime të Gazetes Insajderi rrëfejnë se ata aktualisht ndodhën në Shëngjin.
E krejt sherri nisi kur dy policë i shqiptuan gjobë trafiku djalit të ish-nënkryetarit të Skenderajt, Nuredin Lushtakut, e cila atyre u kushtoi me sulm.
Dy zyrtarët policorë mbetën të plagosur, njëri si pasojë e armës së zjarrit që ende nuk është konfirmuar se nga kush u shkrep, e tjetri për shkak të mjeteve të forta.
Për sulmin ndaj Policisë u arrestua Nuredin Lushtaku por pas intervistimit u lirua në procedurë të rregullt.
Arbri bashkë me xhaxhain e tij, Arifin gjenden akoma në arrati, ndërkohë që Nuredin Lushtaku me vëllain tjetër janë liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Enigma/