Sulmet ndaj policisë së Kosovës, kohëve të fundit janë shpeshtuar mjaft shumë, një fenomen i tillë shpërfaqë një pasiguri të madhe në vendin tonë, shkruan GazetaEnigma.
Në muajt e fundit janë raportuar për disa sulme ndaj policisë së Kosovës, teksa këta të fundit po e ushtronin detyrën e tyre.
Së fundmi dy policë janë plagosur në Skenderaj, në një pikë kontrolli, por janë jashtë rrezikut për jetë.
Lidhur me sulmet ndaj policëve ka reaguar ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili e cilësoi si sulm ndaj Republikës, e jo vetëm ndaj rendit.
“Përveç sulm ndaj rendit është edhe sulm ndaj Republikës, sulm i paprovokuar dhe të rëndë ndaj institucionit të Policisë së Kosovës”, ka thënë Sveçla.
Mes tjerash, ministri u shpreh se pret që organet e drejtësisë të marrin masa, sipas ligjeve në fuqi dhe paekuivoke për sulmuesit.
E krejt sherri nisi kur dy policë i shqiptuan gjobë trafiku djalit të ish-nënkryetarit të Skenderajt, Nuredin Lushtakut, e cila atyre u kushtoi me sulm.
Dy zyrtarët policorë mbetën të plagosur, njëri si pasojë e armës së zjarrit që ende nuk është konfirmuar se nga kush u shkrep, e tjetri për shkak të mjeteve të forta.
Për sulmin ndaj Policisë u arrestua Nuredin Lushtaku por pas intervistimit u lirua në procedurë të rregullt. Arbri bashkë me xhaxhain e tij, Arifin gjenden akoma në arrati, ndërkohë që Nuredin Lushtaku me vëllain tjetër janë liruar në procedurë të rregullt.
Gjithashtu disa ditë më parë u raportua se është arrestuar ish zëvendësministri Zafir Berisha, për pengim të personave zyrtarëve në kryerjen e detyrës.
Por, Berisha ka mohuar se ka penguar policinë në kryerjen e detyrës së tyre, derisa ka treguar se si ka ndodhur çdo gjë, ku policia i kishte vënë gjobë në veturë për parking dhe më pas polici i ka hedhur gaz lotsjellës.
Lidhur me këtë fenomen të përhapur kohën e fundit në Kosovë, ku po raportohet shumë shpesh për sulmet ndaj zyrtarëve policorë, Gazeta Enigma, ka kontaktuar me ekspertin e Sigurisë, Drizan Shala, i cili theksoi se ky fenomen është rezultat i dështimit të Gjykatave.
“Në lidhje me situaten e krijuar në Kosovë, e cila ndërlidhet me një fenomen sulem ndaj personit zyrtar. Deri me tani me kjo pjesë e kësaj natyre në Kosovë është trajtuar në formën e një procedure standarte ligjore por që rezultatet ndaj kësaj ” procedurë” nuk ka dhënë mesazhin e duhur. Pra në këtë pike ka dështuar sistemi i gjykatave të cilet nuk kanë shqiptuar dënim kapital me burgim dhe kështu do të kishte arritur veprimi i masës preventive në uljen e sulmeve ndaj personave zyrtarë”, ka thënë Shala për Gazetën Enigma. / GazetaEnigma
LEXO EDHE