Si pasojë e motit të lig bie tenda e fushës së futbollit në Sarandë, vdes 22 vjeçari

Si pasojë e motit të lig bie tenda e fushës së futbollit në Sarandë, vdes 22 vjeçari

Një 22 vjeçar e ka humbur jetën në Sarandë.

Ngjarja tragjike ndodhi pasi tenda e një fushe të futbollit ra për shkak të motit të lig që po mbretëron në këtë qytet.

Sipas njoftimit të policisë viktima u transportua për në spital por nuk i mbijetoi plagëve të marra.

“Sot, rreth orës 20:50, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit”, si pasojë e motit të përkeqësuar, është rrëzuar tenda mbrojtëse e një kalçetoje sportive dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi A. K., rreth 22 vjeç, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore”.

“Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Articles