Komisioni i Zgjedhjeve në Serbi ka bërë të ditur se shqiptarët do të kenë një përfaqësues në parlamentin serb.
Në rezultatet përfundimtar të publikuara të martën shihet se lista e Shaip Kamberit është pjesë e partive tjera që kanë zënë vend në Kuvendin e Serbisë.
Zgjedhjet në Tërnoc të Preshevës janë mbajtur pesë herë për shkak të parregullsive të shumta që e pamundësuan procesin zgjedhor.
Kamberi kishte akuzuar komisionerët e partive serbe se shfaqnin probleme për të ndërprerë procesin e zgjedhjes së tij si deputet.