Deputeti i Vetëvendosjes, Besim Muzaqi, ka reaguar pas përplasjes që pati në Kuvend me deputetin e Partisë Demokraike të Kosovës, Hajdar Beqa, ku ky i fundit përdori gjuhë kërcënuese duke i thënë “ta heki krytë”, raporton Gazeta Enigma.
Mirëpo, Muzaqi përmes një statusi në “Facebook”, ka thënë se PDK-ja në mungesë argumenti po ofendon secilin.
“Mos u turrni me yrysh e me gjuhë analfabetësh funksional sepse as nuk ua kemi frikën as respektin”, ka shkruar ndër të tjera Muzaqi.
Tutje, ai theksoi se pikërisht ata që po e vajtojnë me ‘lot krokodili’, e kanë vendosur Gjykatën Speciale mbi sistemin e drejtësisë.
“E sa i përket vajtimit tuaj me lot krokodili për Gjykatën Speciale ua rikujtoi që atë ia mbivendoset Sistemit të Drejtësisë pikërisht ju”, shkruan Muzaqi.