Vijojnë protesta e partisë opozitare VMRO-DPMNE, kundër qeverisë në Maqedoni të Veriut, për të mos pranuar propozimin francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë.
Manifestimit pritet që t’i shtohen shumë mbështetës gjatë mbrëmjes së sotme.
Qeveria e Shkupit është informuar nga Ministria e Brendshme, se sonte mund të ketë skena të shumta dhune, ndërsa flitet dhe për “skenarë ferri”.
Një informacion të tillë e konfirmoi vetë kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Ky i fundit u bëri thirrje qytetarëve dhe mbështetësve të opozitës për protesta paqësore.
“Skenat e dhunës nuk i kanë hije një vendi anëtar të NATO-s”, u shpreh ai.
Ndërkohë, ministria e brendshme e Maqedonisë së Veriut është përgatitur për protestat e sotme dhe ka gati një plan operativ për neutralizimin e personave të dhunshëm.
Madje ka shtuar dhe prezencën policore pranë institucioneve të vendit.