Një veturë e cila drejtohej nga një qytetar i Prishtinës është përfshirë nga zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në Llogara të Vlorës.
Sipas policisë dyshohet se deri tek shpërthimi i zjarrit ka ardhur si pasojë e një defekti.
Njoftimi i policisë shqiptare:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 17:15, në Llogara, një automjet me drejtues shtetasin K. D, banues në Prishtinë, ka marr flakë, në ecje, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një defekti teknik, ku ka vetëm deme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.