Policia e Kosovës që nga orët e mëngjesit është duke e zbatuar urdhrin e Gjykatës së Ferizajt për bastisjen e pesë lokacioneve në Shtërpcë.
Lajmin e ka konfirmuar prokurori Rasim Maloku.
“Po zbatohet një urdhëresë e Gjykatës, ndërsa po bastisen pesë lokacione që i kontrollojnë strukturat ilegale në Shtërpcë”, ka thënë prokurori Maloku.
Ndryshe, siç u bë e ditur aksioni në fjalë nuk ka të bëjë drejtpërdrejtë me ndërtimet pa leje në Brezovicë, por që ndërlidhet me disa prej të arrestuarve të Brezovicës, e që si strukturave ilegale kanë menaxhuar me kamerat e sigurisë.
Përmes këtyre kamerave janë monitoruar lëvizjet e qytetarëve dhe të institucioneve.