Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka vizituar myftiun Naim Tërnava, për rastin e festës së Kurban Bajramit.
Konjufca theksoi se festa e Kurban Bajramit kujton lidhjen e njeriut me Krijuesin.
“Edhe pjesa më e madhe e popullit tonë si në gjithë botën feston Kurban Bajramin. Kjo festë është e rëndësishme, na e kujton lidhjet dhe ngritjet shpirtërore të njeriut, lidhjen e njeriut me Krijuesin, me zotin tonë dhe sakrificën e nevojshme në mënyrë që të arrihet besimi i sinqertë dhe i vërtetë”, është shprehur Konjufca.
“Populli ynë ka kaluar nëpër shumë vështirësi, nëpër udhëkryqe të rrezikshme, që s’kanë qenë aspak të lehta, populli ynë ka qenë gjithmonë në gjendje të ruajë besim e sinqertë dhe besimin e vërtet”, shtoi ai.
“Po ashtu për t’u vlerësuar edhe veprimtaria i pandalshme e Bashkësisë Islame në bamirësi, që iu është gjendur aty që kanë më shumë nevojë”.