Aksident trafiku në Gllarevë të Klinës, ku dyshohet se ka të lënduar

Një aksident trafiku, ku dyshohet se janë përfshirë dy vetura, ka ndodhur sot rreth orës 10 e 30, në Gllarevë të Klinës.

Nga ky aksident dyshohet se ka të lënduar, pasi në vendngjarje është parë një autoambulancë bashkë me njësitet policore.

Klankosova.tv akoma nuk ka marrë një përgjigje zyrtare nga Policia e Kosovës lidhur me këtë aksident.

Related Articles