Para Teatrit Kombëtar në Prishtinë sonte janë ndezur qirinj në nderim të viktimave të masakrës së Srebrenicës, si dhe është vendosur një pllakatë me mbishkrimin ”Srebrenica, së bashku kundër virusit të mohimit”.
Sonte, siç shkruan mediumi i transmetuesit publik të Kosovës, qirinjtë u ndezën në 27-vjetorin e masakrës, nën organizimin e YIHR KS.
Kjo masakër është më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.