Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 106,022 raste nga 546,741 dhe 2198 raste të vdekjes.
Derisa numri i pëgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 96,668 aste, kurse IKSHPK-ja njofton se numri i rasteve aktive është 7156.
Ndryshe, ditë më parë në vend ka rinisur vaksinimi i personelit shëndetësor në vend, pas ardhjes së një pjese të vaksinave Pfizer, donacion nga Bashkimi Evropian.
Ministria e Shëndetësisë të martën pasdite pranoi pjesën e parë nga gjithsej 95.000 doza të vaksinave, të cilat Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën në kuadër të mbështetjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në vaksinimin kundër COVID-19.
Me rekomandim të Komitetit për vaksinim kundër COVID-19, këto doza të vaksinës Pfizer/Biontech do të përdoren për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor, të cilët nuk kanë mundur të vaksinohen në fazën e parë të vaksinimit për arsye shëndetësore për çka duhet të kenë dëshmi.