Aktori i njohur kosovar, Naser Rafuna, ka bërë të ditur se ka kërkuar të drejtën e dhjetëra artistëve të vendit tonë përmes një kërkese të dorëzuar te Kryeministri, Albin Kurti, raporton Gazeta Enigma.
Rafuna, pas kësaj kërkese dorëzuar Kurtit, është shprehur optimist se shumë shpejt do t’i bëhet realitet kërkesa e tij.
“Mediat lirisht mund ta marrin dhe ta publikojnë këtë kërkesë,kauzë e dhjetërave artistë të teatrit”, ka shkruar Rafuna duke theksuar se nuk është pjesë e asnjë institucioni për çfarë ka të bëjë kërkesa.
/Gazeta Enigma/.