Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka deklaruar se janë të përkushtuar t’a mbështesin dialogun të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.
Kosnett, tutje ka thënë se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden e ka shqyrtuar me kujdes punën e bërë nga administrata paraprake, duke ardhur kështu në përfundim se në to ka shumë pjesë të vlefshme.
Sa i përket marrëveshjes së Washington-it se a do të jetë bazë për vazhdimin e dialogut, ambasadori tha se administrata e Biden-it e ka përqafuar marrëveshjen tërësisht
“Administrata e Bidenit ka përqafuar marrëveshjen e Washingtonit tërësisht. Por kjo nuk do të thotë që kur Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë takohen nën patronazhin e BE-së, për të vazhduar përpara, ajo është skica e vetme për të biseduar…Ka elemente politikë që nuk janë diskutuar në atë marrëveshje”, deklaroi Kosnett në RTV 21.