Një 40 vjeçar është arrestuar në Itali.
Ai ishte kërkuar për një grabitje dhe një vrasje që e kishte kryer në vitin 2000 në Shqipëri.
Që nga ajo kohë shqiptari ishte në arrati.
Mediat italiane raportojnë se 40 vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 25 vjet burgim, për vrasje, grabitje dhe armëmbajtje pa leje.
Raportohet se shqiptari ishte fshehur në Itali për 22 vite.
Ai u arrestua pas hetimeve të autoriteteve italiane, në bashkëpunim me ato shqiptare.