sh-deputeti i VV-së, Florin Krasniqi, ka folur për kohën sa ishte në këtë subjekt, për të cilën ai ka thënë se është i zhgënjyer. Ai thotë se kërkon falje që ka dërguar njerëz në VV. Ai shton po ashtu se udhëtimet me Kurtin drejt SHBA-së kanë qenë të vështira dhe hedh dyshime se kryeministri i tanishëm është në listën e atyre personave që konsiderohen të rrezikshëm për të udhëtuar në Amerikë.
“Unë kam ardhur të kërkojë falje që kam dërguar njerëz në Vetëvendosje. Unë nuk kam kursyer para, mund e madje edhe jetën për Vetëvendosjen. Unë kërkojë falje pse nuk e kam ditë që LVV e bjer Kosovën në këtë gjendje. Unë kam sjellë me qindra njerëz në LVV. Qëllimi im ka qenë që LVV të jetë parti socialdemokrate”, ka deklaruar Krasniqi në “Debat Plus”.
Ish-deputeti i LVV-së ka thënë se ka qenë e vështirë të udhëtohet me Albin Kurtin.
“Udhëtimet me Albinin kanë qenë të vështira. Sa herë kemi udhëtuar me të na kanë kontrolluar detajisht. Unë kam dyshime të bazuara se Albini është në një listë që quhet “No Fly List” që do të thotë se është njeri i rrezikshëm për të hipur në aeroplan. Black List është listë që e bënë Departamenti i Shtetit dhe ata janë njerëz që kanë bërë para me punë të këqija. Personat që futen në “Ny Fly List” janë njerëz të rrezikshëm. Unë kam qenë në karrige me Albinin dhe ma kanë ndryshua karrigen dhe kanë pru dikë tjetër të ulet afër tij. Na kanë vonuar dy-tre orë me aeroplan. Ajo tregon se Amerika e ka problem që ai të udhëtoj. Sigurisht për këtë kanë vendosur marshallat e fluturimeve. Kjo ka ndodhur më shumë se njëherë”.