Më 7 maj të vitit 1998 në vendin e quajtur Bogiqe në trekëndëshin kufitar Shqiptar Mali i Zi – Kosovë – Shqipëri bie heroikisht Bahri Fazliu, raporton Gazeta “Enigma”.
Bahri Fazliu ishte themelues i LKÇK-së dhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
LEXO EDHE: Kusari – Lila kujton Betejën e Çabratit: Gjakova, lulja e gjakut
Për disa vjet jetoi në ilegalitet dhe ishte kryeredaktor i revistës “Çlirimi”, e cila botohej nga LKÇK-ja.
Ishte vëlla i heroit Fahri Fazliut, i cili më 2 nëntor 1989 së bashku me Afrim Zhitinë bien heroikisht në një betejë me policinë serbe në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë./Gazeta Enigma