Gjykata Themelore e Ferizajt nisi sot gjykimin ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut si të dyshuar kryesorë për rastin e vrasjes së Marigona Osmanit në gusht të vitit të kaluar, një rast që kishte tronditur vendin dhe që ngjalli reagime të ashpra.
Krivaqa është dërguar në Gjykatë dhe është paraqitur para trupit gjykues me jelek anti-plumb.
“S’po thom që jam i pafajshëm, po s’di”. Kështu ka deklaruar në Gjykatën Themelore të Ferizajt, Krivaqa, ndërsa i akuzuari tjetër, Arbër Sejdiu, është deklaruar i pafajshëm për veprat që ngarkohet.