Një person është arrestuari pasi i njëjti ka kërcënuar verbalisht dy zyrtarë policorë, të cilët ishin duke ia shqiptuar një gjobë trafiku.
Kjo u bë e ditur në raportin 24 orësh të policisë, ku thuhet se ngjarja ka ndodhur në Pejë.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.