U vonua 2 orë në operacion urgjent, pacientët ankohen se pse puna nuk filloi me kohë (VIDEO)

U vonua 2 orë në operacion urgjent, pacientët ankohen se pse puna nuk filloi me kohë (VIDEO)

Njëra nga tri dhomat e dedikuara për kontrolle ortopedike në ambulancën specialistike në QKUK,  të premten, nuk filloi punën më kohë.

Tek ordinanca numër dhjetë, ortopedi e nisi punën dy orë me vonesë, pra në orën  dhjetë e pesë minuta, ani se do të duhej të fillonte nga ora tetë e mëngjesit.

Ndaj edhe pritjet e pacientëve të cilët erdhën për ekzaminim i patën të gjata, ku si shkak i kësaj disa nga ta bën edhe ankesë në drejtorinë e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Veçse, sipas drejtuesit të Klinikës së Ortopedisë, Gani Jashanica, kjo ka ndodhë për shkak se ortopedi ka qenë duke e kryer një intervenim urgjent, dhe pas përfundimit të operacionit, punën e ka vazhduar tek ambulancat specialsitike.

Drejtori Jashanica, shton se për shkak të pushimeve dhe shfrytëzimit edhe të atyre të grumbulluara për dy vjetët përgjatë pandemisë, nuk po arrijnë të bëjnë ri-organizim më të mirë.

Ndërkaq, për fluksin e madh, thotë se nivelet tjera shëndetësorë nuk po e kryejnë punën siç duhet, duke referuar pacientë për trajtime që mund ti kryejnë edhe vet.

Related Articles