Babai i Elon Musk konfirmon fëmijën e dytë “sekret” me vajzën e gruas së tij

Babai i Elon Musk konfirmon fëmijën e dytë “sekret” me vajzën e gruas së tij

Babai i Elon Musk, Errol Musk, ka pranuar se ka pasur një fëmijë të dytë “të fshehtë” me vajzën e gruas së tij, 35-vjeçare Jana Bezuidenhout.

Vajza ka lindur në vitin 2019, por Musk ka konfirmuar lajmin së fundmi. “E vetmja gjë për të cilën jemi në Tokë është të riprodhojmë”, tha ai për The Sun.

Errol Musk, 76 vjeç dhe Bezuidenhout kanë gjithashtu një djalë pesë-vjeçar të quajtur Elliot Rush, i cili ka lindur në vitin 2017. Ai, tani, ka gjithsej shtatë fëmijë, përfshirë CEO të Tesla, Elon Musk.

Errol pranoi se shtatzënia e Janës ishte e paplanifikuar dhe i tha gazetës se ata nuk po jetojnë më bashkë, duke përmendur diferencën e tyre 41-vjeçare.

Jana Bezuidenhout është vajza e gruas së dytë të Errol Musk, Heide Bezuidenhout, me të cilën ai u martua pas ndarjes me nënën e Elon Musk, Maye Haldeman Musk në vitin 1979. Nga kjo martesë, ai ka tre fëmijë Elon, Kimbal dhe Tosca.

Errol Musk dhe Heide Bezuidenhout ishin të martuar për 18 vjet. Ata kanë dy fëmijë së bashku.

Familja Musk ishte në “shok” kur mësuan se zonja Bezuidenhout ishte shtatzënë me fëmijën e Errol Musk.

Ai tha: Atyre ende nuk u pëlqen…Ata ende ndihen pak të mërzitur për këtë, sepse ajo është motra e tyre. Gjysmëmotra e tyre”.

Zbulimet vijnë disa ditë pasi u raportua se Elon Musk lindi binjakë me një drejtues të lartë në Neuralink , kompania e inteligjencës artificiale e bashkë themeluar nga miliarderi i teknologjisë. /abcnews.al

Related Articles