Gjendet drogë në burgun e Dubravës

Gjendet drogë në burgun e Dubravës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në burgun e Dubravës kanë gjetur substanca narkotike të llojit marihuanë.

“Burgu i Dubravës , 15.07.2022 – 19:20. Nga shërbimi korrektues është raportuar se gjatë kontrollit të tualetit të burgut është gjetur dhe konfiskuar rreth 1 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë. Rasti është duke u hetuar.

Burgu i Dubravës, 15.07.2022 – 19:30. Nga shërbimi korrektues është raportuar se gjatë kontrollit të burgosurit mashkull kosovar, është gjetur dhe konfiskuar rreth 1 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë. Rasti është duke u hetuar.

Burgu i Dubravës, 15.07.2022 – 19:55. Nga shërbimi korrektues është raportuar se gjatë kontrollit të dhomës, të burgosurit mashkull kosovar, është gjetur dhe konfiskuar rreth 11.3 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raportin e policisë.

Related Articles