Një gomone e ka humbur kontrollin dhe ka lënduar dy pushues në plazhin e Jalës.
Çifti po qëndronte në breg kur është goditur nga mjeti lundrues. Burri ka pësuar dëmtime në brinjë dhe në fytyrë, ndërsa gruaja disa gërvishtje.
“Sot, rreth orës 11:20, në plazhin e Jalës, shtetasi Gj. P., 37 vjeç, duke drejtuar një mjet lundrues tip (gomone), dyshohet se ka humbur kontrollin duke dalë në breg, ku si pasojë ka dëmtuar shtetasit A. S., 31 vjeç dhe E. GJ., 25 vjeçe, të cilët janë transportuar në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë Shqiptare.
Policia e ka shoqëruar drejtuesin e mjetit lundrues, derisa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.