Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se shpenzimet e energjisë elektrike në veri të vendit nuk mund të paguhen nga Fondi për veriun.
Pasi sipas tij, ky fond është për investime kapitale dhe jo për shpenzime operative, sikurse rryma.
“Jo nuk mund të paguhet sepse Fondi për veriun është i bërë për investime kapitale dhe kjo nuk është investim kapital por është shpenzim operativ”.
Lluka pagesën e energjisë elektrike për banorët në veri po e konsideron jo të barabartë karshi qytetarëve të vendit.
“Kjo nuk është në rregull edhe nga qytetarët e tjerë të Kosovës që ato taksa të shkojnë në veri të Kosovës, duhet me urgjencë që të punohet në këtë drejtim dhe të bashkëpunojmë me të gjitha institucionet e vendit. Janë disa forma dhe disa strategji që kanë qenë dhe janë në sirtarët e ministrisë së Zhvillimit Ekonomik”.