Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës U21, Vamir Veliu ka vazhduar me formë të mirë te skuadra turke, Gaziantep.
Në ndeshjen miqësore të zhvilluar sot ndaj Keciorengucu, ish-futbollisti i Llapit ka gjetur sërish golin.
Veliu realizoi në fitoren e skuadrës së tij prej 2:1.
22-vjeçari shënoi në minutën e 73-të.
Ky është goli i dytë për Veliun në ndeshjet parasezonale me Gaziantepin.