Rëmbehet nga tre persona, nën kërcënimin e armës ia kërkuan 8 mijë euro

Rëmbehet nga tre persona, nën kërcënimin e armës ia kërkuan 8 mijë euro

Një person u rrëmbye nga tre të tjerë nën kërcënimin e armës.

Ngjarja ndodhi në Prishtinë, të shtunën rreth orës 15:00.

Të dyshuarit ia kishin kërkuar viktimës 8 mijë euro, por krejt çka arritën t’i marrin janë 125 euro të cilat i kishte me vete.

Viktima ka arritur të iu shpëtojë nga dora rrëmbyesve dhe të largohet.

RRËMBIM

Prishtinë, 16.07.2022-15:00. ”Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në rrugë është rrëmbyer nga tre persona të dyshuar, të cilët e kanë futur në veturë dhe nën kërcënimin e armës, duke e sulmuar fizikisht i kanë kërkuar një shumë parash prej 8000€ ndërsa i kanë grabitur 125€ të cilat i kishte me vete. Viktima ka arritur të ik-largohet , rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në raportin e policisë. /Gazeta Enigma/

Related Articles