Gjyqtarët kosovarë të futbollit janë deleguar për të ndarë drejtësinë në një ndeshje të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Përballja në fjalë është ajo mes ekipit sllovak, MFK Ruzomberok dhe asaj letonez, Riga FC.
Genc Nuza do të jetë gjyqtar kryesor i atij takimi, i ndihmuar edhe nga dyshja Fatlum Berisha e Bujar Selimaj. Gjyqtar i katër është Dardan Çaka.
Ballafaqimi i parë ndërmjet këtyre dy skuadrave luhet javën në vijim në Sllovaki në “Štadión MFK Ružomberok” me fillim nga ora 18:30.