Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin tha se nga sot të gjithë zyrtarët e shtetit kroat, të gjithë poseduesit e pasaportave zyrtare apo diplomatike, do të duhet ta lajmërojnë dhe arsyetojnë veçmas vizitën apo kalimin e tyre nëpër Serbi dhe do të vendosen nën një regjim të veçantë kontrolli.
“Me vendim të Qeverisë ustashe të Andrej Plenkoviqit, presidentit Aleksandar Vuçiq i ndalohet vizita në Jasenovac. Aleksandar Vuçiq, nipi i viktimës së Jasenovacit, nuk lejohet të bëjë nderime për kujtimin e qindra mijëra serbëve, hebrenjve dhe romëve të vrarë”, tha ai, raporton Tanjug.
Kujtojmë se autoritetet kroate ia ndaluan vizitën e planifikuar të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në dy qytete kroate, Jasenovac dhe Pakrac.