Komuna e Gjilanit ka njoftuar se aktualisht janë 125 raste aktive me COVID-19, ndërsa një muaj më parë, ishin regjistruar 820, duke u cilësuar si rënie drastike e rasteve, raporton Gazeta Enigmna.
Komuna njofton se që nga fillimi i pandemisë, në Gjilan janë testuar 20.740 persona, ku 6336 kanë rezultuar pozitivë, 6069 janë shëruar dhe 142 pacientë kanë vdekur.
Gjatë konferencës kanë adresuar mesazhet e tyre të parandalimit të përhapjes së këtij virusi edhe drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Ukshin Ismaili, drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, sikurse edhe drejtoresha e QKMF’së, Arbenita Hajdari.
Ndërkohë, gjatë kësaj konference për media, nënkryetari Ismajli ka mohuar disa zëra kinse për ata që e kanë kaluar covid-19 do të ketë mbështetje financiare.
“Ky propozim ka ardhur nga opozita në Kuvend dhe është mbështetur edhe nga partitë e koalicionit. Por, deri sot i kemi 6336 qytetarë që e kanë kaluar virusin dhe është e pamundur që të ketë mbështetje financiare pasi kostoja do ta kalonte shumën 1 milion euro. Pra, nuk është i vërtet pohimi i dikujt”, tha Ismajli.
/Gazeta Enigma/.