Vishaj: Klinika Infektive ka mungesë të infermierëve

Vishaj: Klinika Infektive ka mungesë të infermierëve

Njëzet pacientë të infektuar me virusin COVID-19, aktualisht janë të shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK-së. 15 prej tyre janë të vaksinuar me dy ndërsa të tjerët, me tri doza të vaksinës.

Drejtues të kësaj klinike theksojnë se, se nëse vazhdon ky trend i rritjes së infektimeve, puna do të vështirësohet tej mase, për shkak se nuk ka infermierë të mjaftueshëm. Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar për mundësinë e ashpërsimit të masave.

“ Pacientët e shtrirë me COVID-19 kërkojnë një trajtim shumë multidisiplinar dhe kërkojnë një numër të madh të stafit mjekësor. Ne për momentin kemi mungesë të stafit mjekësor, por nëse ditëve në vazhdim na vjen një fluks më i madh, atëherë do të kemi mungesë të madhe të infermiereve nëpër reparte. E, për sa i përket barnave kemi sasi të mjaftueshme po ashtu edhe hapësirë infrastrukturore”, th ai.

E, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha, i tha Radio Kosovës se masat priten të merren pas rekomandimeve të ekspertëve dhe duke u bazuar edhe në praktikat e vendeve të tjera.

“Pas rritjes së numrit të të infektuarve, vendimin për marrjen e masave do ta bëjmë pas rekomandimeve të ekspertëve tanë por edhe duke u bazuar në marrjen e masave që kanë marrë vendet e tjera. Por, masa më mirë është vaksinimi”, tha Gexha.

E drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ditë më parë, pas takimit me drejtorët e spitaleve rajonale, ka bërë thirrje për mobilizim për përballjen me valën e re eventuale të COVID-19. Ai tha se zyrtarisht do të kërkojë nga Ministria e Shëndetësisë shtim të numrit të personelit mjekësor, me prioritet të infermierëve.

Related Articles