Hapja e negociatave për anëtarësim në BE, Haradinaj: Një hap i tillë e shkurton rrugën e integrimit edhe të Kosovës

Hapja e negociatave për anëtarësim në BE, Haradinaj: Një hap i tillë e shkurton rrugën e integrimit edhe të Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përgëzuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Shqipëria sot hyn në rresht me botën demokratike perëndimore. Hapja e negociatave shënon një moment historik për Shqipërinë dhe shqiptarët, siç është datë historike edhe për Maqedoninë e Veriut dhe qytetarët e saj”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj është shprehur optimist se ky hap do të shkurtojë rrugën e integrimit të Kosovës dhe Bosnjës.

” Dua të besoj fuqishëm se një hap i tillë e shkurton rrugën e integrimit edhe të Kosovës dhe Bosnjës, me çka do të përmbyllej projekti i përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe evropiane. Shpresojmë që hapi i parë, drejt këtij integrimi të ndodh në këtë vjeshtë me liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka shkruar ai në Facebook. 

Related Articles