Paolo Dybala do ta vazhdojë karrierën te Roma. Ka mbetur vetëm edhe zyrtarizimi, pasi argjentinasi është fotografuar me drejtorin e Romës, Tiago Pinto, dhe u tha gazetarëve se do t’i bashkohet fitueses së Ligës së Konferencës.
Dybala ishte i lidhur edhe me një kalim tek Interi.
“Gazetta dello Sport” shkruan se drejtori i Interit, Beppe Marotta, i kishte kërkuar 28-vjeçarit që t’i jepte disa ditë kohë, por pas një bisede me trajnerin e Romës, Jose Mourinho, Dybala i kërkoi agjentit të tij t’i ndërpresë negociatat me Interin dhe të fokusohet në mbylljen e marrëveshjes me Romën.
Dybala do t’i bashkohet Romës si lojtar i lirë, pasi i kishte skaduar kontrata me Juventusin.