Prokuroria e Prishtinës nuk ka treguar për Gazetën Enigma se deri ku kanë shkuar hetimet për ish-drejtorin i Insajderi.com – Parim Ollurin, si i dyshuar se i kryer disa vepra të rënda penale.
Olluri, dyshohet se ka përdorur shantazhin duke shkaktuar vjedhje në raport me bashkëthemeluesin e Insajderit, gjithashtu se janë shmangur nga tatimi në disa raste.
Dyshimi për vepra penale vazhdon me shpëlarje të parave, blerje ose fshehje e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale, keqpërdorim të autorizimeve ekonomike, veprën penale të mashtrimit, keqpërdorim të besimit dhe shpërdorim të pasurisë së huaj.
Këto mashtrime të pa precedent në historinë e gazetarisë së pasluftës në Kosovë, dyshohet të jenë bërë nga vitit 2016 e deri në vitin 2020.
Veprimet e jashtëligjshme të bëra përgjatë viteve dhe të dokumentuara në pjesët një, dy dhe tre të këtyre artikujve në vazhdime, tregojnë për dëmet ekonomike, por në fakt vepra të tilla penale nga dy gazetarë dëmtojnë në tërësi komunitetin e gazetarëve në Kosovë.
Po ashtu ekziston dyshim i arsyeshëm se Olluri ka shantazhuar një numër të madh të bizneseve përmes emisionit “InDoks”, duke kërkuar shuma marramendëse në kompensim të kryerjes së favoreve për këto biznese.
Parim Olluri – Insajderi.org, të akuzuar për shantazh publikojnë të pavërteta për biznesmenin Florim Zuka
Për muaj me radhë, portali që drejtohet nga Olluri ka publikuar të pavërteta kinse biznesmeni Zuka ka fituar tender nga Federata e Futbollit të Kosovës për ta rregulluar Kampin Nacional Edukativ në Hajvali të Prishtinës, në këmbim të votës së SC Gjilanit për ta votuar për kryetar të FFK-së, Agim Ademin.
Por, e vërteta është se kompania “Tali SH.P.K”, pronar i së cilës është Zuka ka marrë pjesë në këto punime vetëm si nënkontraktor i kompanisë që e ka fituar tenderin e cila është Milenium SHPK, pra s’ka marrë direkt tender nga FFK-ja siç pretendon Insajderi.org.
Portali në pronësi të Ollurit, me qëllim dëmtimit të imazhit të Zukës, ka shkruar se biznesmeni nga Gjilani ishte akuzuar për ryshfet edhe pse Zuka ishte shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore e Prishtinës në vitin 2017.
Zuka me avokatët e tij ka përgatitur padinë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për disa nga artikujt e publikuar nga ky gazetar dhe mediumi i tij.
Lajme me pagesë në Insajderi.org
Vitin e kaluar, portali Shqip.com ka publikuar audio-incizimin bruto ku Visar Duriqi, autor i emisionit “InDoks” dhe redaktor në portalin Insajderi.org futet në pazar lajmesh me Halit Sahitajn, të cilin vetë ai në një dokumentar e kishte portretizuar si njeri të dyshuar që punon për shërbime sekrete ruse.
Kjo telefonatë është realizuar në verën e vitit 2020.
Në audio-incizimin e publikuar nga “Shqip.com” dëgjohet Halit Sahitaj teksa kërkon nga gazetari Visar Duriqi t’i publikojë disa artikuj për kryeprokurorin, Aleksandër Lumezi, Behxhet Pacollin dhe një për Institucionin e konfiskimit të makinave.
Ndërsa, gazetari Duriqi dëgjohet teksa i thotë të ia dërgoj ato shkrime dhe të njëjtat t’i flasë “me ata t’mitë”.