15-vjeçarja nga Prizreni bëhet nënë

15-vjeçarja nga Prizreni bëhet nënë

Një 15-vjeçare ka lindur një foshnjë, sot rreth orës 12:40, në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Sipas policisë, e mitura ishte dërguar në spital më 18 korrik.

15-vjeçarja dyshohet se ishte duke bashkëjetuar me një të rritur.

“Patrulla policore dhe hetuesit kanë shkuar në Spitalin Rajonal  të Prizrenit, prej nga kanë marrë informacion se e mitura ka qenë në duke jetuar në fshatin Metvecë, në bashkësi jashtëmartesore me një person të rritur me një diferencë të madhe në moshë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, është hapur rast për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”.

“Është intervistuar i dyshimti dhe janë mbledhë provat dhe dëshmitë e nevojshme. Rasti shkon me procedural rregullt dhe po  hetohet nga Sektori Rajonal i hetimeve”, thuhet tutje.

Related Articles